Please enter at least 3 characters.

Nagavci thotë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra

2022/09/Arberie-Nagavci-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-1-e1664302711691.jpg

Pas aksidentit tragjik në autostradën "Ibrahim Rugova" në Prizren, ku tre të rinj humbën jetën, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci theksoi nevojën për ndëshkime më të ashpra në legjislacionin e trafikut rrugor.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo bëri të ditur se po përgatisin një projektligj të ri, i cili synon të rrisë ndjeshëm dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut, në përpjekje për të parandaluar incidente të mëtejshme dhe për të rritur sigurinë rrugore.

Ministrja shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjet e viktimave të ndjera, Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, duke theksuar se sjellja e papërgjegjshme dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë të papranueshme dhe kanë pasoja që nuk mund të zhbëhen.

Ajo shtoi se rritja e ndërgjegjësimit dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë hapat kyç për të mbrojtur jetët e qytetarëve në rrugët e Kosovës.

Sipas Policisë, brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku./Telegrafi/