Please enter at least 3 characters.

Nafta më lirë sot, publikohen çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 25 qershor 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës (dizel) është caktuar në 1.36 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.67 euro për litër.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/