Please enter at least 3 characters.

Muzeu i Kosovës hap ekspozitën kushtuar Skënderbeut

2018/11/2-68.jpg

Muzeu i Kosovës sot hap ekspozitën “Moti i Madh” kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ekspozita përmban statute, replika, gravura të autoreve të ndryshëm me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, kjo ekspozitë  është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita do të jetë e hapur nga sot deri më 6 dhjetor.