Mustafi në radarin e Milanit
284:"LEICESTER, ENGLAND - APRIL 28: Shkodran Mustafi of Arsenal in action with Jamie Vardy of Leicester Cityduring the Premier League match between Leicester City and Arsenal FC at The King Power Stadium on April 28, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
Shkodran Mustafi (Foto: Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
11/05/2019
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka përfunduar në listën e dëshirave të Milanit, të cilët duan ta rikthejnë në Serie A.
Mustafi nuk ka përjetuar një sezon të mirë në aspektin individual me klubin londinez.
Sipas mediumit britanik The Mirror, mbrojtësi shqiptar mund të largohet në verë nga Arsenali.
Raportet e mediave në Itali sugjerojnë se Milani është i etur për të arritur një marrëveshje me reprezentuesin gjerman.
Në rast transferimi ky do të ishte një rikthim për Mustafin në Serie A, pasi më parë ka luajtur te Sampdoria.
Mbrojtësi nga Gostivari pëlqehet edhe nga klubi i madh anglez, Manchester Unitedi që e duan si zëvendësues të Eric Baillyt. /Telegrafi/


