Please enter at least 3 characters.

Mustafi i lumtur me ecurinë pozitive të Arsenalit: Na thanë se kurrë nuk do shkoni 20 ndeshje si të pamposhtur  

2018/12/Mustafi-man-Utd-e1544081405120.jpg
309:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 05: Shkodran Mustafi of Arsenal celebrates with team mates after scoring their team's first goal during the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on December 5, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Shkodran Mustafi e ka komentuar ecurinë fantastike të skuadrës së tij dhe barazimin ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e fundit.

Arsenali barazoi me rezultat 2-2 në udhëtimin e tyre te Djajtë e Kuq në Old Trafford në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.

Goli i parë i ndeshjes u shënua pikërisht nga ylli me prejardhje shqiptare, Mustafi, i cili kaloi Topçinjtë me kokë në epërsi.

Megjithatë, mbrojtësi shqiptar u nda më shumë i lumtur me barazimin, pra ecurinë e skuadrës sesa golin e shënuar.

Festa e Arsenalit pas golit të Mustafit (Foto: Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Të kthyer në maje... dhe pastaj ata thanë: Arsenali nuk do të shkojë kurrë 20 ndeshje si i pamposhtur...".

"Katër pikë për ne nga këto dy ndeshje të fundit të rëndësishme".

"Ne e kemi marrë atë dhe do të vazhdojmë kështu!", ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ndryshe, Arsenali gjendet në pozitën e pestë në tabelën e Ligës Premier me 31 pikë, po aq sa ka Chelsea në vendin e katërt. /Telegrafi/