Please enter at least 3 characters.

Mustafa tregon kush janë fajtorët për mos liberalizimin e vizave

2016/11/Isa-Mustafaaaaa.jpg

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se qytetarët duhet ta dinë qartë se kush janë ata që po kundërshtojnë që Kosova të këtë kufijtë e vet ndërkombëtar me Malin e Zi, që po pengojnë bizneset të shfrytëzojnë hapësirën që ua ka mundësuar MSA-ja, dhe pse po e bëjnë këtë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Gjeorgjia dhe Ukraina, pas marrëveshjes së rregullave të suspendimit, do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Kosova, për fat të keq, po ndahet nga ky grup për shkak se opozita po e kundërshton marrëveshjen për demarkacion, që është kusht për liberalizim”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:“Të nderuar miq,Gjeorgjia dhe Ukraina, pas marrëveshjes së rregullave të suspendimit, do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Kosova, për fat të keq, po ndahet nga ky grup për shkak se opozita po e kundërshton marrëveshjen për demarkacion, që është kusht për liberalizim. Edhe disa deputet të pozitës, përfshirë një numër të vogël edhe nga LDK-ja kanë përqafuar kauzën e AAK-së dhe po bëhen pengesë e vendimit për liberalizim. Lista Serbe pas votimit të Ligjit për Trepçën u shpreh se nuk do ta votoj demarkacionin. U bënë bashkë këta për të kundërshtuar një element të rëndësishëm të sovranitetit të vendit.Qytetarët duhet ta dinë qartë se kush janë ata që po kundërshtojnë që Kosova të këtë kufijtë e vet ndërkombëtar me Malin e Zi, që po pengojnë bizneset të shfrytëzojnë hapësirën që ua ka mundësuar MSA-ja, dhe pse po e bëjnë këtë. Pse po e mbajnë peng rininë tonë. Edhe LDK do ta dijë se kush janë deputetët e saj që, në kundërshtim me vendimet e organeve më të larta, po pengojnë e liberalizimin e vizave.Qeveria e ka bërë punën e saj. Komisioni shtetëror qëndron ligjërisht prapa vijës kufitare të caktuar dhe me përgjegjësi ligjore konfirmon se është kufiri që Kosova e ka pasur edhe kur ka qenë Krahinë. Komisioni ndërkombëtar ka konfirmuar se kufiri është në rregull. Departamenti i Shtetit i SHBA ka vërtetuar po ashtu këtë kufi.Qytetarët nuk duhet të bëhen viktimë e kauzave të rrejshme politike dhe as e qëndrimeve të papërgjegjshme të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe disa nga partia që unë drejtoj.Vlerat e shtetit, sovraniteti shtetëror dhe orientimi evropian nuk kanë asgjë të përbashkët me sjelljet folklorike, primitive dhe provinciale. IM” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/