Mustafa takoi zëvendëskryeministrin e Austrisë, Spindelegger
07/03/2014
Në këtë takim, Mustafa dhe Spindelegger biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë partiak, për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësisë së rritjes së investimeve austriake në Kosovë.
Duke e falënderuar zëvendëskryeministrin Spindelegger për mbështetjen e përhershme dhe të gjithanshme që shteti austriak i ka dhënë Kosovës, Mustafa i paraqiti atij vizionin e LDK-së për të ardhmen euroatlantike të vendit. /Telegrafi/


