Mustafa sot viziton Trepçën
14:"Ridvan Slivova
24/10/2016
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një vizitë në Trepçë, ku do të takohet me menaxhmentin dhe minatorët.
Sipas njoftimit për media, kryeministri Mustafa bashkë me menaxhmentin dhe minatorët do të diskutojnë për aprovimin e Ligjit për Trepçën. Vizita do të bëhet në orën 11:30. /Telegrafi/


