Please enter at least 3 characters.

Mustafa nis takimin me presidentin e Komisionit Evropian

2016/04/13087327_10154036054252349_2930806677496794166_n.jpg

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sapo ka filluar takimin me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit Sokol Havolli përmes një postimi në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.Gjatë takimit, do të bisedohet për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillimet tjera.Në takim është e pranishme edhe komisionerja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.