Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

2020/01/Konference-Isa-Mustafa-pase-mbledhjes-se-kryesise-se-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo masakër zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka thënë se viktimat e Reçakut , janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës.

“Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre. Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot. Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!”, tha Mustafa. /Telegrafi/