Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës?

2017/04/Isa-Mustafa-telegraf1-2-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, ka thënë se tri organizata kredibile ndërkombëtare e kanë lavdëruar Kosovën dhe qeverisjen e saj.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve”.

“Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?!”, ka shtruar pyetjen Mustafa, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa:“Të dashur miq,Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve.Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave.Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për "Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë".Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës.Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen!Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?!” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/