Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Gjatë qeverisjes sime vendosëm rend në shumë institucione

2017/05/Isa-Mustafa-foto-ridvan-slivova-01-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka folur për rezultatet dhe reformat e bëra në adminsitratën shtetërore gjatë mandatit qeverisës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë vënë në binarë shumë institucione administrative dhe financiare.

Postimi i plotë i Mustafës:  “Gjatë dy vite e gjysmë bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore.Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare.Së bashku me Ambasadën Britanike krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike.Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë.Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë!” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/