Musliu: Vuçiq në dy vitet e fundit e ka kërcënuar Kosovën tetë herë
12/09/2024
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka kërcënuar Kosovën më shpesh se sa që është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Musliu përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Vuçiqi për dy vite e ka kërcënuar Kosovën tetë herë.
“Vuçiq e ka kërcënuar Kosovën më shpesh se sa është takuar me Putinin. Kosova në dy vitet e fundit është kërcënuar tetë herë me luftë nga Vuçiq. Ne jemi ende në pritje të radhës! Ndoshta sonte?”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/


