Please enter at least 3 characters.

Musk pranon një dhuratë nga Trump si shenjë falënderimi për shërbimin e tij

Gjatë fjalës së tij të lamtumirës, ​​presidenti amerikan i dhuroi Musk një çelës të artë për ta falënderuar për punën e tij.

Bëhet e ditur se dyshja mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shkruan skynews.

Kjo për të njoftuar zyrtarisht fundin e mandatit të Musk në qeveri.

"Elon nuk po largohet me të vërtetë. Ai do të jetë këtu. Shërbimi i tij ndaj Amerikës është i pashembullt në historinë moderne", tha Trump në fillim.

Edhe Musk konfirmoi se do të vazhdojë të ketë ndikim në Shtëpinë e Bardhë.

"Ky nuk ishte fundi i DOGE, ky ishte në fakt fillimi", tha miliarderi. /Telegrafi/