Musk ironizon duke folur për jashtëtokësorët: Unë jam alien
Elon Musk diskutoi mundësinë e ekzistencës së jashtëtokësore gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror.
Në një bisedë me CEO-n e BlackRock, Larry Fink, ai bëri shaka duke thënë se është alien edhe pse askush nuk e beson.
“Ne kemi 9000 satelitë atje lart dhe asnjëherë nuk na është dashur të manovrojmë për t’iu shmangur një anijeje kozmike aliene. Nuk e di. Në fund të fundit, duhet të supozojmë se jeta dhe ndërgjegjja janë jashtëzakonisht të rralla dhe ndoshta ekzistojmë vetëm ne”, tha miliarderi.
“Nëse është kështu, atëherë duhet të bëjmë gjithçka të mundur që drita e ndërgjegjes të mos shuhet”, shtoi ai.
Musk tha se e sheh ndërgjegjen si një qiri në një “errësirë të pafund”, prandaj beson se është e rëndësishme ta bëjmë jetën “shumë-planetare”, në mënyrë që ajo të vazhdojë edhe në rast të një fatkeqësie në Tokë.
Një sondazh i Pew Research Center zbuloi se 65 për qind e amerikanëve besojnë se ka jetë në planetë të tjerë, ndërsa 34 për qind nuk besojnë.
Pesëdhjetë e një për qind e amerikanëve besojnë se objekte fluturuese të pazbuluara (UFO) të vëzhguara nga persona në ushtri janë ose “patjetër” ose “ndoshta” dëshmi e jetës jashtë Tokës. /Telegrafi/


