Please enter at least 3 characters.

Muriqi sot bokson kundër Vasquezit

2016/01/f.0315130804598_210.jpg

Për Muriqin do të jetë përballja e parë pas një pauze 15 muajsh. "Ndihem mirë dhe i entuziazmuar. Nuk kam boksuar për një kohë të gjatë dhe kundërshtari nuk ka asgjë për të humbur. Unë jam i lumtur që po boksoj sërish veçanërisht para tifozëve të mi”.

“Një fitore do të më mbajë aktiv dhe do të më afrojë drejt luftërave të mëdha", ka thënë Muriqi, përcjell "Boxingnews24.com" të mërkurën.

Muriqi 33-vjeçar në ringun profesionist ka 39 fitore (24 KO) e pesë humbje. Kundërshtari i tij, Vasquezi, ka 9 fitore (3 KO), dy humbje e një barazim. /Telegrafi/