Muriqi shënon në barazimin e Rizesporit
15/12/2018
Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin turk.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovë ka shënuar edhe një gol me fanellën e skuadrës Rizespor.
Rizespor ishte duke pësuar humbje nga Alanyaspor në pjesën e parë, por Muriqi arriti ta barazonte rezultatin në 1-1.
Ishte minuta e 56-të e ndeshjes kur reprezentuesi i Kosovës shënoi gol me kokë pas asistimit nga Petrucci.
Goli ndaj Alanyaspor ishte i pesti këtë edicion për prizrenasin në Superligën turke.
Përveç golave të shënuar, Muriqi këtë edicion ka asistuar edhe tri herë për bashkëlojtarët e tij.
Në këtë takim portieri i Kosovës, Samir Ujkani e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë. /Telegrafi/


