Please enter at least 3 characters.

Murillo refuzon Zenitin, por jo gjigantin gjerman

2016/07/murillo.jpg

Mësohet se Jeison Murillo ka refuzuar ofertën e Zenitit, por një ofertë nga Bayern Munich do ta bënte lojtarin të mendohej shumë.

Nerazzurrët shpresonin që ta shisnin kolumbianin dhe në këmbim të merrnin Ezequiel Garay dhe para të tjera.

Sipas FCInterNews, Murillo tashmë ka refuzuar ofertën nga Rusia.

Lexo më shumë:Lajmet e fundit nga Transferimet

Por nuk duhet të harrohet se një ofertë nga Bayern Munich, mund të ndryshonte gjithçka.

Gjermanët e shohin Murillon si zëvendësues të Medhi Benatia i cili pritet të kalojë në Juventus. /Telegrafi/