Munishi: Munguan vetëm golat
26/08/2013
Ndeshja mes Llamkos Kosovës dhe Trepçës ’89 u cilësua si derbi i javës së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës, por edhe pse ishte një ndeshje shumë e mirë, aty munguan golat dhe ndeshja përfundoi baras, 0-0.
“Ndeshje me kualitet e ritëm shumë të lartë, të dy palët patën raste e veta. Shikuesit patën rast të shohin takim cilësor ku munguan vetëm golat, që do ta bënin këtë ndeshje akoma më të mirë", tha trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, për Zërin. Ky ishte barazimi i parë për ekipin mitrovicas këtë sezon, krahas një fitore, ndërkohë që për atë vushtrrias barazimi dytë. /Telegrafi/


