"Mungesa e Granit Xhakës në Serbi nuk është opsion" - Yakin flet për ndeshjen që gjithmonë është e tensionuar
03/10/2024
Përzgjedhësi i Zvicrës , Murat Yakin, ka thënë se Granit Xhaka do të paraqitet në ndeshjen kundër Serbisë në Leskovc, duke shtuar se historitë e shkuara mbeten të shkuara. Ai në konferencën për medie të enjten ka thënë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në ndeshjen e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndaj serbëve. “Mungesa e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë nuk është në opsion. Sigurisht se është një ndeshje emocionale, por jo gjithmonë duhet të mendojmë për histori të vjetra. Ne do të përqendrohemi te futbolli. Nuk mund të ndikoj asgjë tjetër. Me Granitin nuk e kemi diskutuar aspak këtë çështje”, ka thënë Yakin të enjten në konferencë për media.


