Please enter at least 3 characters.

Mulla Osmani lutet që Ramiz Lladrovci mos t'i fitojë zgjedhjet në Drenas

2018/05/Osman-Musliu-foto-780x439.jpg

Osman Musliu, hoxha nga Drenasi, që njihet në publik si Mulla Osmani, ka komentuar edhe qeverisjen lokale në qytetit që ai vepron.

Hoxhë Osman Musliu, siç shprehet ai, nuk e dëshiron një mandat tjetër të kryetarit të tanishëm të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Musliu, në televizonin T7, kur pyetet për Lladrovcin, thotë se nëse kandidon “inshAllah [dashtë Zoti] nuk fiton”.

Hoxha thotë se kryetari i Drenasit ka krijuar përcarje në partinë e tij dhe në Drenas. Sipas Musliut, Lladrovci nuk ka punuar asgjë në komunën që e ka qeverisur deri tash.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në tetor të këtij viti. Ramiz Lladrovci ka shpallur kandidaturën e tij në Drenas, duke thënë se e ka edhe përkrahjen e qendrës së Partisë Demokratike të Kosovës.