Mrekullitë e sodës së bukës
Duket e pabesueshme, por realisht soda e bukës bën mrekullia. Efektet mahnitëse të sodës mund t’i shohim që nga përdorimi i saj në dhëmbë e deri të rrobat.
Më poshtë po ju tregojmë disa nga përdorimet dhe përfitimet që vijnë nga soda e bukës.
Soda, si produkt për kujdesin dentar Soda përdoret edhe për dhëmbët. Ajo ndihmon në zbardhjen e tyre dhe parandalimin e formimin gurrëzave. Gjithashtu largon erën e keqe të gojës dhe e pastron atë nga mikrobet.
Përdoret për fytyrën dhe flokët Soda është një produkt shumë i mirë për lëkurën dhe flokët. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur irritimin e lëkurës pas rruajtjes. Gjithashtu ajo përdoret për të parandaluar puçrrat, pasi e pastron trupin dhe fytyrën në mënyrë të përkryer.
Nëse nuk doni t’i lani flokët me shampon, përdorni sodën, e cila ndër të tjera parandalon edhe zbokthin.
Soda e bukës pastron rrobat Përdorimi i sodës së bukës, tretur në ujë heq njollat e vështira nga rrobat tuaja. Soda ndihmon në heqjen e njollave të verdha që mbeten nga djersa në bluzat e bardha, njollat e ushqimeve si yndyrat apo frutat. Gjithashtu ajo pastron edhe njollat e bojës.
Përdorime të tjera Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por në rast zjarri soda mund të përdoret për shuarjen e tij.
Veç kësaj, soda mund t'u ndihmojë në mbajtjen e buburrecave jashtë shtëpisë apo edhe për të vrarë insektet e tjera. /Telegrafi/


