Please enter at least 3 characters.

MPPS: Pesë ditë të lira për banorët e prekur nga vërshimet

2016/08/Gruevski-duke-ndihmuar-familjet-e-prekura-nga-vershimet.jpg

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedonia ka apeluar deri tek institucionet publike dhe te kompanitë private që të punësuarit e tyre të qëndrojnë në shtëpi deri të premten (19 gusht) për të qenë më të lirë në pastrimin e shtëpive dhe vendeve të vërshuara në Stajkovc dhe Hasanbeg, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është një nga masat e kësaj ministrie për të ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet. Po kjo ministri ka propozuar që banorët e prekur mund të aplikojnë për dokumente personale dhe me ndihmën e MPPS ato do të merren brenda 24 orëve./Telegrafi/