Please enter at least 3 characters.

MPB: Një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova u helmua me tretës për ngjyrë, u dërgua për trajtim në Shkup

klinika nënë tereza
klinika nënë tereza
klinika nënë tereza

Policia e Kumanovës ka evidentuar një rast të helmimit të një fëmije me tretës ngjyre, përcjell. Nga MPB thonë se fëmija është dërguar në Qendrën Klinike për Trajtim.

“Dje, rreth orës 14:00, në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se aty ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova, i cili ishte helmuar me tretës për ngjyrë.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.