Please enter at least 3 characters.

MPB krijon lehtësira për sigurimin e automjeteve

2020/03/EF289953-F659-4C5F-B24D-0E3099A0E1D7_w987_r1_s-730x440-1.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu ka nënshkruar vendimin që të pezullohet përkohësisht afati kohor prej pesë ditëve nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë për regjistrimin e mjeteve.

Vendimi është marrë duke u bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09.

Sipas këtij vendimi, pezullohet përkohësisht zbatimi i paragrafit 1 dhe 3 të Udhëzimit për Regjistrimin e Mjeteve, ku të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të bëhen në secilën Qendër për Regjistrimin e Automjeteve të rajonit përkatës, përkatësisht vendbanimit të pronarit të mjetit.