Please enter at least 3 characters.

MPB jep detaje për kërcënimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në RMV

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

Kërcënimet ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ka denoncuar sot kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, të cilat janë dërguar përmes një rrjeti social, i ka dërguar personi S.I., njoftojnë nga sot MPB.

"Sot rreth orës 12:00 kryetari i Gjykatës Kushtetuese D.K. në Departamentin për Krime Kompjuterike në MPB ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të drejtuar nga S.I. përmes një rrjeti social", thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se MPB menjëherë ka ndërmarrë masa përkatëse dhe ky rast do të zgjidhet sa më shpejt./Telegrafi/