MPB: Gjatë 24 orëve, tre raste të dhunës në familje
Dy persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej janë denoncuar tre raste, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Njëri rast ka të bëjë me një person nga Rosomani i cioli ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 22 vjeçare me të cilin ka qenë në bashkëjetesë.
Rasti i dytë lidhet me një 24 vjeçpar nga Velesi i cili është denocuar nga familjarët pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij dhe ka kërcenuar anëtarët tjerë të familjes.
Njoftimi i plotë i MBB-së:
Më 11.04.2026 në orën 12:50, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar, e privuan nga liria një 22-vjeçar me qëndrim të përkohshëm në Rosoman, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare të pakurorëzuar, me ç’rast ka përdorur edhe një send druri. Ai u dërgua në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026 në orën 23:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 24-vjeçar nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi e ka sulmuar fizikisht motrën e tij 28-vjeçare dhe u është kanosur anëtarëve të tjerë të familjes. Ai është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokuror publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026 në ora 23:06 në SPB Shkup, një burrë 41-vjeçar nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:30 në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.


