Please enter at least 3 characters.

Mozzik publikon një fotografi nga fëmijëria me prindërit e tij

2019/08/mozzik-1.jpg

Reperi i mirënjohur i skenës sonë, Mozzik, e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet së bashku me prindërit e tij.

Në imazhin e postuar, Gramoz Aliu është në moshë shumë të vogël, ndërsa ka treguar se fotografia është realizuar në Gjermani.

"Gjatë vitit 1997 në Gjermani në stacionin e trenit me dy prindërit e mi", është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram.

Disa javë më parë, Mozzik befasoi me bashkëpunimin me Unikkatilin të titulluar "Shqiptar".

Kënga u publikua vetëm në versionin audio dhe deri më tash është dëgjuar mbi 4.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/