Please enter at least 3 characters.

Mozzik paralajmëron klipin e ri "Madam"

2018/03/mozzik.jpg

Reperi i njohur Mozzik do të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri muzikor.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ai ka treguar se kënga e tij e re tiutllohet "Madam".

"Surprizë, 'Madam' së shpejti me videoklip", ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti, ka treguar se për këngën e tij të re janë përkujdesur Macloud dhe Joshimixu.

Në fotografi, reperi shfaqet me kostum dhe kapele në kokë gjatë xhirimeve të klipit të ri, i cili do të publikohet shumë shpejt.

Ky është projekti i parë që Mozzik sjell pas largimit të bujshëm nga labeli "ON Records", muaj më parë. /Telegrafi/