Please enter at least 3 characters.

Mozzik feston ditëlindjen e 28-të: Ishalla ky vit nuk më nxë beqar

2023/09/Screenshot_6-40.png

Rap artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.

I lindur më 29 shtator të vitit 1995, ai ka mbushur plot 28 vite jetë, gjersa prej shumë vitesh është edhe pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) me këtë rast në këtë përvjetor të lindjes ka falënderuar shoqërinë, miqtë e ata që e kanë përkrahur këtë periudhë në muzikë.

Krijuesi i hitit “Të dua” mes tjerash në fund të shkrimit thotë që shpreson që këtë vit të mos mbetet 'single'.

Postimi i plotë i Mozzik (pa ndërhyrje):

“28 Vite sot !Faleminderit Zotit për krejt t'mirat e shëndetin .Faleminderit qe m'bone pikërisht prej atyne qe s'dinë mu thy ..Faleminderit familje shoqëri. Faleminderit dashamirë/e t'muzikës tem qe sot bashkë jemi ku jemi !Rrnoni për ftyrë , rune nderinKeshni jetës sado qe iu kqyrë mrrolshëm !(ishallaqekyvitsmnxensingle)”. /Telegrafi/