Mourinho: Tre pikë shumë të rëndësishme
“Kur futbolli i mirë nuk është i mjaftueshëm ne luftojmë, vuajmë së bashku, përballemi me momentet e vështira”, ka thënë Mourinho pas fitores së mbrëmshme, transmeton Telegrafi.
“Nuk ishte ndeshja më e mirë për ne për të luajtur pas finales. Finalja është më shumë se një ndeshje, për shkak të tensionit, presionit dhe emocioneve”.
“Në disa periudha duhej të mbroheshim me gjithçka. Është e njëjta lojë ku ju mund me lehtësi t’i humbni ato dy pikë. Ne kishim shanse ta vrasim ndeshjen. Ne e pritëm këtë”.
“Por nuk e bëmë dhe kur nuk e bëni këtë kundër West Ham ju jeni në rrezik të vazhdueshëm. Mënyra se si West Ham luan, askush nuk është më i mirë se ta. Këto tre pikë janë të mëdha për ne”, ka shtuar portugezi.
Mourinho po ashtu ka komentuar deklaratat e trajnerit të West Ham, Sam Allardyce, se goli i Hazard ishte nga pozita jashtë loje, duke thënë se në sytë e tij ishte gol i rregullt. /Telegrafi/


