Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Qëllimi i Juves është tripleta dhe dhjetë Scudetto radhazi

2018/10/Jose-Mourinho-3-e1540802553193.jpg
298:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Jose Mourinho, Manager of Manchester United throws the ball during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është kthyer edhe një herë të flasë për ndeshjen kundër Juventusit.

Portugezi tregoi se kishte një bisedë të shkurtë me presidentin e Zonjës së Vjetër dhe i pëlqen mentaliteti i klubit italian.

"Në tunelin e stadiumit tonë rrugës për zhveshtore i thash presidentit Andrea Agnellit se ata janë në rrugë të mirë për të fituar Scudetton e tetë radhazi".

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Ai mu përgjigj se nuk është e mjaftueshme për atë dhe se dëshiron dhjetë rresht. Më pëlqen si punon Juventusi".

"Ata tashmë ishin të fortë dhe prapë i kanë bërë katër transferime të mëdha si Cristiano Ronaldo, Bonucci, Emre Can dhe Cancelo".

"Ata do të provojnë Tripletën dhe nëse nuk arrijnë këtë sezon, do të provojnë në sezonin tjetër", ka thënë Mourinho për TuttoSport.

Juve dhe Man Utd janë pjesë e Grupit H të Ligës së Kampionëve, Zonja e Vjetër renditet e para me nëntë pikë, kurse Djajtë e Kuq në pozitën e dytë me katër pikë. /Telegrafi/