Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte në vazhdime

2020/09/Josetott.jpg
542:"SKOPJE, MACEDONIA - SEPTEMBER 24: Lucas Moura of Tottenham Hotspur shakes hands with Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur after the UEFA Europa League third round qualifying match between Shkendija and Tottenham Hotspur at National Arena Todor Proeski on September 24, 2020 in Skopje, Macedonia. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in fixtures being played behind closed doors. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, e ka komentuar ndeshjen kundër Shkëndijës në kuadër të Ligës së Evropës, të cilën e fitoi skuadra e tij.

Strategu portugez ka folur për mikrofonat e SuperSport lidhur me vështirësitë dhe suksesin e arritur në këtë përballje.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e hapur gjatë gjithë kohës. Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë, ndaj provova t’i mbaj të karikuar lojtarët vazhdimisht. Ndeshja u mbyll vetëm pas golit të tretë tonë”, ka thënë ai.

(Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Duke bërë krahasime me sfidën ndaj Lokomotivës së Plovdivit, trajneri ka thënë: “Kur bëjmë ne presing, Lokomotiva ishte më e vështirë, pasi rreshtohej shumë mirë mbrapa, por kur ne lëmë kundërshtarin të luajë, atëherë Shkëndija dinte të dilte mirë në sulm dhe kishin një nivel të mirë teknik”.

“Nuk është aspak problem për mua që të luajmë këtu, pasi nga këtu mund të shkojmë shumë përpara, por ajo që nuk më pëlqen dhe më vjen keq, është të luajmë në një stadium bosh. Gjithsesi jetojmë në kohë të vështira, Na kanë pritur mirë këtu dhe kam vënë re që kundërshtarët, përveç kënaqësisë që po luanin me Tottenhamin, ndiheshin edhe pak të pafat, pasi nëse do të kishin një skuadër tjetër, mund ta kalonin”.

Krahasimi mes Ligës Premier dhe Ligës së Evropës: “Në kampionatin anglez përballemi me katër-pesë skuadra shumë të mira, nga më të fortat në botë dhe do të jetë një garë shumë e vështirë. Edhe në Ligën e Evropës do të përballemi me kundërshtarë të ndryshëm, italianë, spanjollë, etj. Unë e kam fituar Ligën e Evropës në të dy rastet kur kam marrë pjesë dhe pse jo, ta fitoj edhe një herë të tretë”.

(Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)