Please enter at least 3 characters.

Mourinho merr vendimin përfundimtar për Endrickun

Trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Jose Mourinho, thuhet se ka plane të mëdha për Endrickun dhe dëshiron ta ketë sulmuesin brazilian pjesë të rëndësishme të skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit madrilen dhe Mourinho besojnë te potenciali i jashtëzakonshëm i 19-vjeçarit dhe nuk po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij.

Endrick kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në formë huazimi te Lyoni, ku arriti të rigjejë ritmin dhe vetëbesimin me një sërë paraqitjesh mbresëlënëse.

Sulmuesi brazilian tani synon të vazhdojë formën e mirë edhe në Kupën e Botës, ku do të ketë mundësinë të dëshmojë sërish cilësitë e tij në skenën më të madhe të futbollit.

Ndërkohë, e ardhmja e Gonzalo Garcias në “Santiago Bernabeu” mbetet e paqartë, gjë që mund t’i hapë më shumë hapësira Endrickut në repartin ofensiv të madrilenëve.

Los Blancos e shohin brazilianin si një nga projektet më të rëndësishme për të ardhmen dhe besojnë se ai mund të shndërrohet në një alternativë të fortë për Kylian Mbappe në sezonet e ardhshme.

Me besimin e plotë të klubit dhe të trajnerit të ri, Endrick pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit gjatë edicionit të ardhshëm. /Telegrafi/