Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Jam shumë i lumtur me Pogban, Martial është gjobitur

2018/08/GettyImages-884488102.jpg
130:" during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on December 2, 2017 in London, England.
18:"Laurence Griffiths

Jose Mourinho ka thënë se kurrë nuk ka qenë më i kënaqur me Paul Pogba, ndërsa e ka konfirmuar se e ka gjobitur Anthony Martialin.

Mesfushori francez flitet se ka kërkuar largimin nga klubi, por që kjo nuk do të ndodh me gjasë, pasi që Manchester United e sheh si të pashitshëm.

Mourinho iu përgjigj pyetjeve për Paul Pogban, pas raporteve të fundit se ai është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet.

Kur Pogba ishte pyetur nga gazetarët se si ndihet në klub, ai iu përgjigj: "Ka gjëra që unë mund t’i them dhe ka gjëra që unë nuk mund t’i them, përndryshe unë do të gjobiten".

Mourinho e Pogba (Getty Images)

Megjithatë, Mourinho sqaroi të premten se ai është i kënaqur me mesfushorin.

"Unë kurrë nuk kam qenë aq i lumtur me të ashtu siç jam tani. Kjo është e vërteta. Unë nuk mund të kërkoj më shumë prej tij”.

“Nuk mund të kërkoj më shumë prej tij. Pogba erdhi këtu të hënën e kaluar, përpara ndeshjes me Leicester. U stërvit për tri ditë, kërkova mbështetjen e tij dhe ai dha kontributin e duhur në një ndeshje të rëndësishme për ne. Ekipi kishte vështirësi dhe ai e bëri këtë, bëri më mirë se sa mund të prisnim”.

Megjithëse Mourinho e pranoi se e ka gjobitur Anthony Martial.

Jose Mourinho e Anthony Martial (Getty Images)

"Jam këtu prej dy vitesh dhe disa muaj, dhe i vetmi lojtar që është gjobitur është Anthony Martial, prandaj nuk është e lehtë të gjobitësh këtu", u ka thënë ai gazetarëve të premten. /Telegrafi/