Please enter at least 3 characters.

Mourinho deshi ta mbante Lukakun

2016/01/mourinho-deshi-ta-mbante-lukakun_hd.jpg

Sipas Daily Mail, plani ishte që nga skuadra të largohej Demba Ba, mirëpo Blutë nuk arritën marrëveshje me Arsenalin për çmimin e huazimit.

Topçinjtë refuzuan të paguanin dy milionë funte për senegalezin, ndërsa futbollisti belg kërkoi të largohej.

Kjo bëri që drejtuesit e Chelseat t’i ndryshonin menjëherë planet – ta mbanin Ba dhe ta huazonin Lukakun.

Romelu Lukaku u transferua në Stamford Bridge në vitin 2011, ndërsa këtë sezon po shkëlqen te Evertoni. /Telegrafi/