Please enter at least 3 characters.

Moti, vranët dhe me shi

2019/01/Moti-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ku si rrjedhojë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Shiu do të bie me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë.