Please enter at least 3 characters.

Moti sot, riga shiu dhe borë

2020/12/shi-dhe-bore.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.

IHK njofton se reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /Telegrafi/