Please enter at least 3 characters.

Moti sot, reshje të dobëta dhe ngrica

2021/03/te-reshurat-e-bores-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

IHK njofton se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojnë që të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /Telegrafi/