Moti sot në Maqedoninë e Veriut
31/01/2026
Sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët me reshje të lehta lokale të shiut, dhe në male dhe vendet më të larta borë e lehtë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 11 gradë.
Në Shkup, pjesërisht i vranët me reshje të lehta të shiut. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 10 gradë.
Vazhdon periudha e motit pjesërisht i vranët me reshje të shiut të kohëpaskohshëm, dhe në male borë.
Reshjet më të dendura do të ketë të dielën kur do të shndërrohen në borë në disa nga vendet më të ulëta.


