Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2020/05/jhs1-mot-i-ftohte-dhe-me-vranesira.jpg

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina.

Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të ulëta deri në mesatare.

Temperatura minimale do të zbresë deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë Celsiusë.