Please enter at least 3 characters.

Moti për dy ditët e ardhshme

2019/12/moti-0206-1486371382-400152-1535296694-8777039_1535368876-1363371.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bën të ditur se nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/