Moti në Shqipëri, në orët e mbrëmjes reshje shiu
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezentë të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


