Please enter at least 3 characters.

Moti në Maqedoni gjatë ditëve në vijim, rikthehen reshjet e shiut

2016/01/edhe-nes-euml-r-reshje-t-euml-dob-euml-ta-shiu_hd.jpg

Duket se ditët me diell i kanë lënë vendin vjeshtës e cila sipas parashikimeve nuk pritet të jetë e ngrohtë.

Ditët e fundit në vendin tonë ka mbizotëruar një mot i qëndrueshëm, me vranësira të herë pas hershme. Por moti i qëndrueshëm do t’i lërë vendin motit me reshje shiu.

Duke filluar nga e mërkura, pritet të rikthehen reshjet e shiut, të cilat do të vijojnë edhe ditën e enjte dhe të premten.

Ndërkohë në fundjavë pritet të kthehen ditët me diell, ndërsa temperaturat nuk parashikohet të shënojnë luhatje të ndjeshme./Telegrafi/