Moti i ligë përfshiu Strumicën, qendra mbushet më ujë
25/07/2020
Moti i ligë me reshje të shiut sot pasdite e përfshiu qytetin e Strumicës.
Uji po shihet gjithkund nëpër qytet, në shesh dhe në parkun e Qytetit. Shiu përfshiu edhe disa lokale.
Reshjet e shumta të shiut shkaktuan edhe dëme materiale./Telegrafi/


