Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranët, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë parashihet të ketë me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen intervalet me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa ditë priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike.

IHK për të martën parashikon intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të jenë 6-9 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 18-21 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/