Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

2020/10/photo-1534125981653-62348ecf8b92-1200x630-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/