Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, temperaturat deri në 12 gradë

2023/03/sheshi-skenderbeu-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale do të jenë -1 deri në 1 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 10 deri 12 gradë.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të  fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja  me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/