Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, me intervale të shkurta me diell

2019/05/ilustrim-shiu-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi.

Edhe të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s. /Telegrafi/