Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët dhe me fjolla bore

2024/12/Prishtina-mbulohet-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-25.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende.

Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0-1 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja. /Telegrafi/